Lajmet

OneDrive i jep lamtumirën Windows 7 dhe 8

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Nëntor 2021
Për të shmangur problemet Microsoft rekomandon kalimin në një version më të ri të Windows përpara Marsit të vitit të ardhshëm. OneDrive i jep lamtumirën Windows 7 dhe 8

Microsoft tha se përdoruesit OneDrive në Windows 7, 8 dhe 8.1 nuk do të mund të sinkronizojnë përmbajtjet e tyre në cloud duke filluar nga 1 Marsi 2022.

OneDrive gjithashtu nuk do të marrë më përditësime sigurie nëse është një sistemi operativ që ska Windows 10 ose Windows të instaluar.

Skedarët do të jenë të aksesueshëm në aplikacionin OneDrive pavarësisht versionit Windows që keni, thjeshtë nuk do të ngarkohen automatikisht në cloud.

Për të shmangur problemet Microsoft rekomandon kalimin në një version më të ri të Windows përpara Marsit të vitit të ardhshëm.

Sa i përket pajisjeve që nuk kalojnë dot në Windows 10 ose Windows 11, Microsoft thotë se përdoruesit ende mund të ngarkojnë të dhënat e tyre nga aplikacioni OneDrive në ueb.

Cikli i Windows 8 është mbyllur në 2016-ën, ndërsa i Windows 8.1 në 2018. Windows 7 ishte sistemi operativ i fundit përpara Windows 10-ësu ju mbyll cikli.

Ndërsa Windows 10 do të arrijë fundin e jetës në 2015-ën. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft ndryshon ngjyrën e ekranit blu të vdekjes