Lajmet

OneNote për iPad

Publikuar , 18 Dhjetor 2011
0
OneNote për iPad

OneNote, që është pjesë e disa versioneve të Microsoft Office, është një aplikacion për të marrë shënime që kombinon tekstin, listat, fotografitë, videot, audiot dhe vizatimin e lirë.

Përdoruesit mund të krijojnë shënime të ndryshme, të quajtura “fletore”, të lëvizin elemente në mënyrë të lirshme rreth çdo shënimi dhe të vendosin fletoret në follderë të ndryshëm.

Versioni për iPad i

OneNote është pak më i kufizuar dhe duket që është bërë veçanërisht në sinkronizmin dhe shikimin e shënimeve nga aplikacioni për desktop në iPad. Duke e përdorur aplikacionin për iPad, ju mund të krijoni shënime duke përdorur tekste, lista dhe fotografi.

Ju nuk mund të lëvizni elemente përreth dhe organizimi i fletoreve është gjithashtu i vështirë. Sidoqoftë, ju të sinkronizon i OneNote për desktop dhe OneNote për iPad (ose iPhone) me SkyDrive dhe t’i shikoni të gjitha fletoret tuaja kudo që jeni. Ju gjithashtu mund të dërgoni me email sh;nime nga brendia e aplikacionit.

Ndërfaqja e aplikacionit është mjaft e mirë dhe krijimi i shënimeve me informacione është mjaft i lehtë. Microsoft mbase do të shtojë veçoritë qëm po mungojnë që do ta bëjnë këtë aplikacion të parë të Office për iPad edhe më të mirë. Për ta përdorur aplikacionin, ju do të duhet që ta keni një llogari në Windows Live dhe iOS 4.3+. Nëse jeni duke u provuar që të kyçeni në aplikacion me llogarinë tuaj në Windows Live dhe po e shihni këtë atëherë shkoni në http://office.live.com, kyçuni në llogarinë tuaj në Windows Live dhe pranoni kushtet e shërbimit. Pas kësaj, ju do të jeni në gjendje që të kyçeni në aplikacion nga iPadi juaj./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Së shpejti në Google Docs, Sheets dhe Slides mund të editoni formatet e Microsoft Office

Lajmet e fundit>