Harduer

OnePlus 5 do të ketë procesor Snapdragon 835 konfirmon CEO Lau

Publikuar , 25 Maj 2017
0
Një detaj i rëndësishëm i OnePlus 5 është publikuar. Pete Lau tha se telefoni do të fuqizohet nga Qualcomm Snapdragon 835. OnePlus 5 do të ketë procesor Snapdragon 835 konfirmon CEO Lau Photo Source: Android Authority

OnePlus 5 vjen këtë verë dhe tashmë është konfirmuar. Po do të quhet OnPlus 5 dhe jo katërt nga frika e 4-ës. CEO-ja i kompanisë Pete Lau ka dhënë detaje të shpeshta rreth telefonit.

Një detaj i rëndësishëm i OnePlus 5 është publikuar. Pete Lau tha se telefoni do të fuqizohet nga Qualcomm Snapdragon 835.

Ky është procesori më i mirë mobil në dispozicion të prodhuesve të telefonëve Android. Gjithashtu është përmendur edhe më parë në spekulime të ndryshe nga insajderat përfshirja e Snapdragon 835 në OnePlus 5.

Lau gjithashtu tha se një fokus të veçantë do të ketë përmirësimi i vonesave të prekjes si dhe performancës në terësi. Ky fokus vjen si rezultat i punës së shkëlqyer bërë nga Google me Pixel dhe Pixel XL në këto drejtime.

Në OnePlus 5 aplikacionet që përdorni më shumë do të kenë më tepër prioritet ndërsa ato që nuk i prekni kurrë nuk do të ndikojnë negativisht në performancë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Assange do të kundërshtojë ekstradimin në SHBA

Tags >

OnePlus 5
Lajmet e fundit>