Harduer

OnePlus 6T është telefoni i dytë Android më i shpejtë në botë

Publikuar , 31 Tetor 2018
0
Muajin e kaluar OnePlus 6 u pozicionua në vendin e tretë pas Asus ROG Phone dhe Xiaomi Black Shark për performancë. OnePlus 6T është telefoni i dytë Android më i shpejtë në botë

Pak ditë pas lançimit të OnePlus 6T, AnTuTu publikoi një imazh të rezultatit të performancës së telefonit dhe rezultatet janë impresionuese.

Rezultati ishte 298,011 pikë, një rritje e ndjeshme krahasuar me OnePlus 6 i cili ka shënuar 289,424 pikë.

Muajin e kaluar OnePlus 6 u pozicionua në vendin e tretë pas Asus ROG Phone dhe Xiaomi Black Shark për performancë.

Por OnePlus 6T i merr vendin e dytë ROG Phone.

Megjithatë pritet të shohim rezultatin e Mate 20 dhe procesorit të ri Kirin 980. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telefoni i ardhshëm i OnePlus do të ketë skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran

Tags >

OnePlus
Lajmet e fundit>