Lajmet

OnePlus 7 do të ketë një ekran që do të bëjë diferencën

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 23 Prill 2019
0
Standardi i industrisë aktualisht është 60Hz dhe vetëm smartfonët e lojërave si Razer Phone 1 dhe 2 apo Asus ROG Phone kanë tejkaluar këtë limit. OnePlus 7 do të ketë një ekran që do të bëjë diferencën

Të gjithë janë në pritje të pasardhësit të OnePlus 6, por një datë debutimi ende nuk është konfirmuar nga prodhuesi Kinez.

Ekzekutivi i kompanisë Pete Lau ditën e djeshme në një intervistë për The Verge zbuloi disa prej detajeve të OnePlus 7 dhe modelit më premium OnePlus 7 Pro.

Ai konfirmoi se OnePlus 7 dhe 7 Pro do të vinë me konektivitet 5G. Presim që këto telefonë të konkurrojnë me Samsung, Huawei dhe Apple dhe si rezultat një çmim të përafërt me flagshipët e këtyre kompanive.

Lau thotë se ekrani i OnePlus 7 Pro do të vendosë një standard të ri për ekranet e smartfonëve. Ai tha se ka një frekuencë rifreskimi prej 90Hz dhe është i shpejtë dhe embël për tu përdorur.

Standardi i industrisë aktualisht është 60Hz dhe vetëm smartfonët e lojërave si Razer Phone 1 dhe 2 apo Asus ROG Phone kanë tejkaluar këtë limit.

Lau gjithashtu zbuloi se OnePlus 7 do të jetë më i shtrenjtë se OnePlus 6T kur të debutojë. Pra me padyshim do të fillojë nga 579 dollarë për modelin 8GB RAM+128GB memorie. OnePlus 7 Pro sipas spekulimeve do të ketë një kamër selfie “pop-up”, zmadhim 3x optik të dhe një sensor me kënd super të gjerë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Windows 10 instalohet në një OnePlus 6T

Tags >

OnePlus
Lajmet e fundit>