Lajmet

OnePlus 7 do ti mungojë një teknologji e cila është shndërruar në standard

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 01 Mars 2019
0
Tek flagshipët Android tashmë është shndërruar në standard. Xiaomi Mi 9 sjell teknologjinë për 450 dollarë, edhe më pak sesa OnePlus. Për Samsung dhe LG ka qenë pjesë integrale e telefonëve prej disa vitesh. OnePlus 7 do ti mungojë një teknologji e cila është shndërruar në standard

Komentet e bëra nga CEO i OnePlus Pete Lau në Kongresin Mobil Botëror në Barcelonë kanë hedhur dyshime mbi flagshipin e ardhshëm të kompanisë nëse do të ketë teknologjinë e karikimit wireless apo jo.

Duke folur për CNET, Lau e quan teknologjinë inferiore krahasuar me teknologjinë Warp Charge përmes kabllove që kanë telefonët OnePlus.

Një qëndrim i tillë të lë të kuptosh se me shumë gjasa OnePlus 7 nuk do të ketë karikim wireless. Gjithashtu në intervista të tjera Lau kishte thënë se OnePlus nuk do të integrojë teknologjinë tek telefonët e saj vetëm nëse bëhet po aq e shpejtë sa edhe karikimi me kabllo.

Megjithatë besnikët e kompanisë kanë pritur tjetër gjë për flagshipin e parë të OnePlus për 2019-ën.

Në një tjetër qëndrim për The Verge kompania ishte shprehur se teknologjia i bën telefonët më pak të hollë dhe OnePlus do ta kishte adoptuar atë sikur të kishte një performancë të kënaqshme.

Të gjithë do të dëshironim të besojmë tek diçka e tillë por jemi të mendimit se telefoni me eksperiencën më të mirë duhet të integrojë të paktën teknologjinë wireless.

Tek flagshipët Android tashmë është shndërruar në standard. Xiaomi Mi 9 sjell teknologjinë për 450 dollarë, edhe më pak sesa OnePlus. Për Samsung dhe LG ka qenë pjesë integrale e telefonëve prej disa vitesh.

Madje edhe Apple zgjodhi ta sjellë me modelet e reja të iPhone në Shtator të 2018-ës. Kur OnePlus 7 të vijë, teknologjia e karikimit wireless duhet të pritet dhe jo të shpresohet. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kush janë vendet me internetin celular më të shpejtë në botë?

Lajmet e fundit>