Harduer

OnePlus 7 mbërrin më 14 Maj

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 23 Prill 2019
0
Për këtë aktivitet kompania përdor moton “Shko përtej shpejtësisë” e cila qëndron një linjë me premtimin e CEO Pete Lau për një version 5G të OnePlus 7 Pro. OnePlus 7 mbërrin më 14 Maj

OnePlus konfirmoi ditën e sotme se linja e re e telefonëve flagshipë do të debutojë më 14 Maj në një aktivitet që organizohet në katër qytete njëherazi: Nju Jork, Londër, Pekin dhe Bangalore.

Për këtë aktivitet kompania përdor moton “Shko përtej shpejtësisë” e cila qëndron një linjë me premtimin e CEO Pete Lau për një version 5G të OnePlus 7 Pro.

Ai gjithashtu tha se ky telefon vjen me një ekran të ri me frekuencë rifreskimi prej 90Hz, diçka e paparë në industri. Telefonët gjithashtu spekulohet se kanë kamera selfie “pop-up”.

OnePlus ka filluar shitjet e biletave për aktivitet të cilët do ti transmetojë në uebsajt, YouTube, Facebook ose Twitter.

Sigurisht ne do tju mbulojmë me të rejat më të fundit nga aktiviteti dhe telefoni i shumëpritur i kompanisë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Huawei i gatshëm ti shesë Apple teknologjinë 5G

Tags >

OnePlus
Lajmet e fundit>