Lajmet

OnePlus 7T: Nëse po kërkoni ekselencë por pa shpenzuar shumë ky është telefoni për tu blerë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Dhjetor 2019
0
OnePlus 7T ndan nota të shumta dizajni me gjeneratën e kaluar të OnePlus por me disa ndryshime madhore. Forma është e gjatë. Ngjan me një version të zgjatuar të OnePlus me ekranin 6.55-inç krahasuar me atë 6.41-inç të OnePlus 7. OnePlus 7T: Nëse po kërkoni ekselencë por pa shpenzuar shumë ky është telefoni për tu blerë

OnePlus është padyshim mbreti i smartfonëve me vlerën më të lartë për koston që kanë dhe kompania tashmë është rikthyer me një tjetër hit: OnePlus 7T.

Ky telefon merr shumë prej tipareve që përdoruesit kanë dashuruar aq shumë në OnePlus 7 Pro dhe i vendos në një pajisje me kosto të përballueshme edhe më e fuqishme sesa vetë telefoni.

Por thellimi atë çfarë OnePlus 7T është shumë i rëndësishëm për të qartësuar linjën konfuze të produkteve të OnePlus.

Teknikisht OnePlus 7T është pasardhësi i OnePlus 7 dhe jo OnePlus 7 Pro.

Dizajni dhe Ekrani

OnePlus 7T ndan nota të shumta dizajni me gjeneratën e kaluar të OnePlus por me disa ndryshime madhore. Forma është e gjatë. Ngjan me një version të zgjatuar të OnePlus me ekranin 6.55-inç krahasuar me atë 6.41-inç të OnePlus 7.

Ekrani ka një “notch” edhe më të vogël sesa OnePlus 7. Diferenca më e madhe me gjeneratën e kaluar është paneli rrethor i kamerës në pjesën e pasme të telefonit.

Ekrani është i mrekullueshëm por jo pa të meta. Është vetëm 1080p, që do të thotë se ka rezolucion më të vogël sesa OnePlus 7 Pro. Do të kishim dëshiruar të shikonim ekranin 1440p.

Megjithatë ashtu si OnePlus 7 Pro, OnePlus 7T ka ekran me frekuencë 90Hz duke ofruar një eksperiencë grafike më të lëmuar. Animacionet dhe lëvizje janë më të lëmuara se në ekranet 60Hz. Ekrani gjithashtu ka një shkëlqim tejet të lartë deri në 1,000 nits. Dhe më e rëndësishmja është ekran AMOLED me ngjyra të forta, të qarta dhe nivele të thella të ngjyrës së zezë.

Specifikat:

  • Ekran 6.55-inç 1080p AMOLED (90Hz)
  • Procesor Qualcomm Snapdragon 855+
  • 8GB RAM
  • 128 dhe 256GB memorie
  • Tre kamera të pasme 48+12+16-megapiksel
  • 16-megapiksel kamër frontale
  • Bateri 3,800 mAh
LEXO EDHE:  Windows 10 instalohet në një OnePlus 6T

Performanca

Mbase më e rëndësishme sesa pamja e telefonit është performanca. OnePlus 7T ka versionin e përmirësuar të procesorit flagship Snapdragon 855 përdorur në telefonët e tjerë Android si Galaxy S10, Snapdragon 855+.

Ky procesor shoqërohet nga 8GB RAM. Falë ekranit 90Hz do të merrni një eksperiencë akoma edhe më të shkëlqyer. Lojërat si Asphalt 9, të cilat shquhen për intensitetin e lartë grafike, në këtë telefon shkëlqejnë dhe punojnë pa asnjë ngecje.

Si telefonët e tjetër OnePlus, edhe OnePlus 7T ka një modalitet lojërash që bllokon njoftimet dhe mban ekranin me shkëlqim të lartë dhe të shpejtë.

Jetëgjatësia e baterisë mund të shkojë gjatë gjithë ditës por jo më tepër për shkak të procesorit të uritur dhe ekranit 90Hz. Por falë karikimit të shpejtë 30W, telefonit karikohet në 70% për 30 minuta. Megjithatë OnePlus 7 nuk ka karikim wireless.

Softueri dhe Kamera

OnePlus 7T është telefoni i parë OnePlus që debuton me Android 10. Në terësi Oxygen OS, versioni i përshtatur i Android për telefonët OnePlus, ka të gjitha funksionet e fundit të Android.

Është i pastër dhe i lehtë për tu përdorur dhe ndërfaqja është e pastër nga aplikacionet e huaja. Me OnePlus 7T cilësia e kamerës ka arritur një nivel tjetër. Nuk është nivelin e Google Pixel 3 apo iPhone 11 Pro, por falë konfigurimit me tre lente, kap me lehtësi foto natyrale dhe të mprehta. Madje mund të realizojë foto cilësore në kushtet me dritë të pakët falë modalitetit “Night Scape.”

Por nëse doni eksperiencën më të mirë të kamerës, më mirë të shkoni për Google Pixel 4 apo iPhone 11 Pro.

Së fundi

OnePlus 7T është telefon i shkëlqyer. Performon në nivele të larta, ka një kamër më cilësore dhe teknologji për karikimin e shpejtë të baterisë. Ekrani 90Hz përmirëson akoma më tepër eksperiencën sidomos për adhuruesit e lojërave.

LEXO EDHE:  Ja telefonët me valët celulare më të rrezikshme

Por do tu mungojnë disa tipare të segmentit të lartë si karikimi wireless dhe ekrani i rezolucionit të lartë. Por a është opsioni më i mirë i OnePlus? Në të vërtetë OnePlus 7 Pro është më i mirë në shumë aspekte sepse ka ekran me rezolucion më të lartë, kamër më të mirë dhe ekran pa kornizë. Nëse e përballoni koston e OnePlus 7 Pro më mirë të paguani 70 dollarë më tepër.

Specifikimet e Harduerit
Ekrani

Ekran 6.55-inç 1080p AMOLED (90Hz)

Procesori

Qualcomm Snapdragon 855+

RAM

8GB RAM

Memorie

128 dhe 256GB UFS 3.0

Kamera

Tre kamera të pasme 48+12+16-megapiksel

Bateria

3,800 mAh

Avantazhet - Dizajn i hollë, - Performancë e lartë, - Kamër më cilësore, - Ekran 90Hz, - Buxhetor,
Disavantazhet - Nuk ka karikim wireless, - Ekran 1080p, - Jetëgjatësi bateri poshtë pritshmërive,
Lajmet e fundit>