Harduer

OnePlus 7T vjen me Android 10 dhe çmim të pakrahasueshëm

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 26 Shtator 2019
0
Si zakonisht flagshipi i dytë i vitit është një rafinim i të parit. OnePlus 7T adopton ekranin AMOLED 90Hz të 7 Pro shoqëruar nga një sistem kamerash i trefishtë në pjesën e pasme. OnePlus 7T vjen me Android 10 dhe çmim të pakrahasueshëm

Në vitet e fundit OnePlus ka aplikuar një cikël rifreskimi prej gjashtë muajsh mes produkteve të kompanisë.

Modeli në fjalë ka funksionuar siç duhet dhe ka trazuar ujërat e shumë konkurrentëve të cilët përpiqen të ruajnë shitjet stabile.

Si zakonisht flagshipi i dytë i vitit është një rafinim i të parit. OnePlus 7T adopton ekranin AMOLED 90Hz të 7 Pro shoqëruar nga një sistem kamerash i trefishtë në pjesën e pasme.

Lentet janë 48 megapiksel kryesore, 2x telefoto dytësore dhe një kamër e tretë 117 gradëshe. Altoparlantët përfshijnë Dolby Atmos dhe teknologjinë e karikimit të shpejtë duke premtuar një karikim të plotë në vetëm një orë.

Si rezultat ky proces është 25% më i shpejtë sesa modeli i kaluar Warp Charge. Por mbase detaji më interesant është përfshirë e Android 10.

Gjëja më e mirë e këtij flagshipi është çmimi. OnePlus 7T kushton 599 dollarë dhe del në shitje më 18 Tetor. Është një çmim i mrekullueshëm për një pjesë hardueri në një epokë ku flagshipët kalojnë 1,000 dollarët. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  OnePlus TV quhet televizori që OnePlus do të debutojë së shpejti

Tags >

OnePlus
Lajmet e fundit>