Lajmet

OnePlus 8 Pro: Telefoni që Samsung i trembej më së shumti

Nga: PCWorld
Publikuar , 05 Qershor 2020
0
8 Pro tregon se OnePlus nuk është më numri 2 që fshihet nën hijen e të mëdhenjte. Përkundrazi sjell teknologji të afta të rivalizojnë liderët e industrisë. OnePlus 8 Pro: Telefoni që Samsung i trembej më së shumti

Linja më e fundit e flagshipëve të OnePlus janë një alarm për Samsung falë dizajnit të hollë, ekran 120Hz, 5G, kamera më të mira e madje karikim wireless.

Duke filluar nga 799 euro, modeli OnePlus 8 Pro është më i shtrenjtë sesa OnePlus 7 Pro prej 649 eurosh dhe 7T Pro prej 699 eurosh. Me smartfonin e fundit OnePlus u distancua nga motoja e kompanisë së “vrasësve të flagshipëve” duek konkurruar më drejtpërdrejtë me produkt të Samsung dhe Apple pa avantazhin masiv të çmimit.

8 Pro thjeshton dizajnin e modeleve të vitit të kaluar. Është larguar kamera selfie “pop-up”, zëvendësuar nga një kamër tradicionale “hole-punch”. Ekran elitar 6.78-inç QHD+ është ylli i shfaqjes dhe mbulon pothuajse gjithë pjesën ballore të pajisjes.

Këtë vit frekuenca e rifreskimit është rritur nga 90Hz në 120Hz duke qëndruar në një linjë me Galaxy S20. Diferenca mes ekraneve 60Hz dhe 120Hz është diçka që vihet re lehtësisht gjatë shfletimit të listave, përmbajtjes dhe animacioneve të tjera të cilat janë më të ëmbla në 120Hz.

Ekrani mund të përdoret ose në FHD+ ose QHD+ në 120Hz ndryshe nga Samsung ku 120Hz është i kufizuar vetëm në FHD+.

Pjesa e pasme prej xhami nuk është vetëm një element estetik por i hap rrugë teknologjisë së karikimit wireless. Smartfoni peshon 199 gram dhe është 74.4mm i gjerë e 7gram më i lehtë sesa modeli i kaluar.

Është dukshëm më i rehatshëm për tu mbajtur në duar krahasuar me Galaxy S20 Ultra dhe 2.7mm i gjatë sesa 7T Pro. OnePlus 8T Pro është smartfoni i parë OnePlus me certifikimin IP68 të rezistencës ndaj ujit.

Specifikat

  • Ekrani: 6.78-inç 120Hz QHD AMOLED (513ppi)
  • Procesori: Qualcomm Snapdragon 865
  • RAM: 8 ose 12GB RAM
  • Memoria: 128 ose 256GB UFS 3.0
  • Sistemi Operativ: Oxygen OS 10.5 bazuar në Android 10
  • Kamera: E Pasme 48-megapiksel kryesore, 48-megapiksel e super e gjerë, 8-megapiksel telefoto, 5-megapiksel filter ngjyrash; Ballore 16-megapiksel
  • Konektiviteti: 5G, dy karta SIM, Wi-Fi 6, NFC, Bluetooth 5.1 dhe GPS
  • Rezistencë ndaj ujit: IP68
  • Përmasat: 165.3 x 74.4 x 8.5 mm
  • Pesha: 199 gram
LEXO EDHE:  Huawei ka shitur 200 milionë smartfonë që nga fillimi i 2019

Shpejtësi dhe jetëgjatësi baterie

8 Pro ka të njëjtin procesor Qualcomm Snapdragon 865 me 8 ose 12GB RAM si modeli OnePlus 8. Kjo do të thotë performancë e padiskutueshme me teknologjinë 5G.

8 Pro ka gjithashtu jetëgjatësinë e baterisë së OnePlus 8 me 32 orë mes cikleve të karikimit. Tre orë të shfrytëzuara në 4G, në Wi-Fi me ekran FHD+ 120Hz, 50 minuta video, 7 orë Spotify me kufje Bluetooth dhe afro 20 foto. Kjo është ajo çfarë mund të bëni gjatë një dite me baterinë e OnePlus 8 Pro.

Performanca e 5G ishte e ngjashme me Samsung Galaxy S20 Ultra ndërsa kur përdoren dy karta SIM smarfoni kufizohet vetëm në 4G. Warp Charge 30T është aq i shpejtë saqë karikon baterinë 50% në 28 minuta dhe karikim të plotë në 77 minuta. Risi për këtë vit është karikimi i optimizuar i cili ruan baterinë duke shtyrë karikimin në 100% gjatë natës në momentin kur jeni duke marrë smartfonin në duar.

E re është edhe karikimi wireless, përfshirë standardin Qi dhe teknologjinë Warp Charhe 30 Wireless. 9 Pro mund të karikojë edhe pajisje të tjera me teknologjinë wireless Qi.

Bateria e OnePlus 8 u reziston 800 cikleve të karikimit deri në kapacitetin 80%.

Oxygen OS 10.5

OnePlus 8 Pro vjen me sistemin operativ Oxygen OS 10.5 bazuar në Android 10. Ky sistem operativ është ndër më të mirët në mos më i miri bazuar në Android me funksionalitete të balancuara, estetikë e shpejtësi si asnjë tjetër.

OnePlus ofron përditësim për 3 vite që nga debutimi, përfshirë dy vite përditësime të versioneve Android dhe një vit tjetër me përditësime sigurie.

Samsung ofron 4 vite mbështetje për serinë Galaxy S dhe Apple 5 vite për iPhone. Kështu OnePlus ka punë për të bërë në këtë drejtim.

LEXO EDHE:  Policia e Shtetit vë në dispozicion aplikacionin për lëvizjen e mjetit

Kamera

OnePlus 8 Pro ka katër kamera të pasme ku kombinon: një kamër kryesore 48-megapiksel me sensorin e ri të Sony, një kamër 48-megapiksel ultra-wide me sensorin e vitit të kaluar të Sony, një kamër 8-megapiksel telefoto dhe një kamër ngjyrash 5-megapiksel.

Kamera kryesore 48-megapiksel është e shkëlqyer duke prodhuar disa prej fotove me ciësinë, detajet dhe ekspozimin më të mirë nga një smartfon. Modaliteti Auto-HDR menaxhon me saktësi skenat me kontrast të lartë ndërsa performanca në dritë të paktën e diferencon me 7T Pro dhe 8 pa pasur nevojë fare për modalitetin “Night Scape.” Normalisht smartfoni kap foto 12-megapikse duke kombinuar katër pikselë në një të vetëm.

Sensori 48-megapiksel ultra-wide është një prej moduleve më të mirë gjithashtu në këtë segment kamerash duke prodhuar imazhe cilësore në dritë të mirë. Problemet për këtë sensor fillojnë në ambientet me dritë të pakët ku jo rrallë herë prodhon zhurmë imazhi. Night Scape ju ndihmon në skena të tilla.

Kamera 8-megapiksel telefoto është e mirë gjithashtu por vuan në ambientet me dritë të pakët. Ka një zmadhim hibrid (optik dhe dixhital) 3x dhe një zmadhim vetëm dixhital 30x. Në dritë të fortë mund të kapni objekte të detajuar edhe me zmadhim 24x.

Së fundi filtri 5-megapiksel photochrom është më tepër reklamë sesa i përdorshëm. Ka softuerë pafund që bëjnë punë më të mirë kombinuar ma kamerën kryesore.

Kamera frontale 16-megapiksel është e mirë gjithashtu duke prodhuar detaje të larta, tona të forta në dritë të mirë. Në ambiente me dritë të pakët kamera vuan por prodhon imazhe që nuk mund të nënvlerësohen.

LEXO EDHE:  YouTube alarmohet nga aplikacioni që popullarizoi videot e shkurtra

Vëzhgime

  • Slideri anësor kalon me lehtësi mes modaliteteve Silent, Vibrate dhe Ring
  • Altoparlantët stereo janë të shkëlqyer
  • Smartfoni vjen me një mbrojtës plastike të ekranit nga kutia
  • Cilësia e thirjeve e shkëlqyer
  • Këllëfët sandstone prodhuar nga OnePlus janë më të mirë nëse dëshironi që smartfoni të mos ju rrëshqasë

Çmimi

OnePlus 8 Pro fillon nga 799 euro për 8GB RAM dhe 128GB memorie dhe shkon në 899 euro për 12GB RAM dhe 256GB memorie.

OnePlus 8 fillon nga 599 euro, OnePlus 7T Pro nga 699 euro, Samsung Galaxy S20 Ultra nga 1,199 euro dhe Apple iPhone 11 Pro Max nga 1,149 euro.

Verdikti

8 Pro tregon se OnePlus nuk është më numri 2 që fshihet nën hijen e të mëdhenjte. Përkundrazi sjell teknologji të afta të rivalizojnë liderët e industrisë.

Ekran fantastika, dizajn elegant, karikim wireless dhe rezistencë ndaj ujit. Softueri është më i miri në Android, jetëgjatësia e baterisë është e lartë dhe eksperienca me ndërfaqen e Android mund qartë Samsung dhe Google.

Firma Kineze ka arritur të adresojë pikën e dobët, kamerën dhe ruajtur pikën e fortë softuerin, shpejtësinë dhe jetëgjatësinë e baterisë. Nuk është më i ai smartfoni i lirë, por opsioni më i lirë dhe më i mirë në mesin e më të mirëve.

Specifikimet e Harduerit
Ekrani

6.78-inç 120Hz QHD AMOLED (513ppi)

Procesori

Qualcomm Snapdragon 865

RAM

8 ose 12GB RAM

Memoria

128 ose 256GB UFS 3.0

Sistemi Operativ

Oxygen OS 10.5 bazuar në Android 10

Kamera

E Pasme 48-megapiksel kryesore, 48-megapiksel e super e gjerë, 8-megapiksel telefoto, 5-megapiksel filter ngjyrash; Ballore 16-megapiksel

Konektiviteti

5G, dy karta SIM, Wi-Fi 6, NFC, Bluetooth 5.1 dhe GPS

Rezistencë ndaj ujit

IP68

Përmasat

165.3 x 74.4 x 8.5 mm

Pesha

199 Gram

Avantazhet - Ekran fantastik, - Performancë e lartë, - Jetëgjatësi baterie, - Karikim i shpejtë wireless dhe me kabëll, - Kamër cilësore, - Softuer i shkëlqyer, - Slider njoftimesh, - Rezistentë ndaj ujit, - 5G, - Dy karta SIM, - Skaner i shpejtë i shenjave të gishtërinjve,
Disavantazhet - Ska portë kufjsh 3.5mm, - 5G e çaktivizuar kur përdoren dy karta SIM, - Vetëm tre vite përditësime softueri, - I shtrenjtë dhe i gjatë,