Harduer

OnePlus 9 karikohet plotësisht për 43 minuta me teknologjinë wireless

Nga: PCWorld
Publikuar , 18 Mars 2021
Është një diferencë e konsiderueshme krahasuar me teknologjinë 30W të OnePlus 8 Pro i cili karikohej në 50% për 30 minuta. OnePlus 9 karikohet plotësisht për 43 minuta me teknologjinë wireless

OnePlus 9 vjen me teknologjinë 50W të karikimit wireless dhe kjo nuk përbën lajm megjithatë ajo që duan të gjithë të dinë është sesa shpejtë karikohet bateria e smartfonit.

Kompania pretendon se telefoni karikohet përmes teknologjisë wireless nga deri në 100% për 43 minuta dhe testimet e realizuara nga The Verge të cilët patën mundësi ta provojnë përpara datës së debutimit 23 Mars, dhe konfirmuan pretendimet e kompanisë.

Është një diferencë e konsiderueshme krahasuar me teknologjinë 30W të OnePlus 8 Pro i cili karikohej në 50% për 30 minuta.

Përmirësimet nuk kufizohen vetëm në teknologjinë e karikimit wireless por edhe me kabllo. OnePlus 9 dhe 9 Pro kanë teknologjinë 65W e cila karikon baterinë për 29 minuta plotësisht.

Për më tepër të dy smartfonët kanë mbështetje për standardin Qi Wireless me 15W. Teknologjia e karikimit të shpejtë ka qenë një prej pikave të forta të OnePlus ndër vite. Me OnePlus 9 kompania do të vijojë dizajnin me dy bateri që adoptoi në OnePlus 8T duke mundësuar shpejtësi akoma edhe më të larta karikimi. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Asnjë nuk e rivalizon dot OnePlus në teknologjinë e karikimit

Tags >

OnePlus