Harduer

OnePlus 9 Pro sjell ekspertizë në kamerat e pasme

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Shkurt 2021
OnePlus 9 Pro sjell ekspertizë në kamerat e pasme

Disa imazhe të publikuara të flashipit të shumëpritur OnePlus 9 tregojnë një sistem kamerash me brendin Hasselblad.

Imazhet janë postuar nga YouTuberi Dave Lee dhe shfaqen katër kamera të pasme përbërë nga: një sensor me kënd të gjerë, një me kënd super të gjerë, dhe dy kamera telefoto me zmadhim optik deri në 3.3x.

Aktualisht mbetet e paqartë përfshirja e brandit Hasselblad. Për ju që nuk e njihni, është një prodhues Suedez në pronësi të kompanisë Kineze DJI e njohur për prodhimin e kamerave të shtrenjta.

Më përpara kjo kompania punuar me Lenovo në një aksesor kamere modulare për pajisjet Moto Z. Prezenca e kësaj marka na inkurajon se OnePlus 9 Pro do të ketë një ekspertizë të vërtetë kamerash.

Edhe pse shfaqen katër kamera, nuk është e qartë çfarë sensori i fundit përfaqëson. Në të kaluarën OnePlus ka ofruar sensorë ngjyrash dhe bardh e zi.

Përtej kamerës Dave Lee thotë se smartfoni përfshin një ekran 1440p 120Hz me 12 GB RAM dhe 256GB memorie. OnePlus 9 Pro do të jetë një prej 2 apo 3 telefonëve që kompania ka për të prezantuar muajin e ardhshëm. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Zoom një prej arsyeve të rritjes së përdorimit të kirurgjisë plastike

Tags >

OnePlus