Harduer

OnePlus hedh shikimin drejt industrisë së televizorëve

Sep 17 2018
0 Shpërndarje
Duke shfrytëzuar forumet e OnePlus online, shefi ekzekutiv i kompanisë Pete Lau e përshkruan orientimin OnePlus drejt industrisë së televizorëve si hapin e parë drejt ndërtimit të një eksperience humane të ndërlidhur. OnePlus hedh shikimin drejt industrisë së televizorëve

OnePlus hyri zyrtarisht në një biznes të ri: prodhimin e televizorëve.

I njohur mjaft mirë për flagshipët me kosto të ulët, prodhuesi Kinez i telefonëve gjithashtu ofron një katalog të ngjeshur aksesorësh si kufje wireless e madje edhe çanta shpine.

Duke shfrytëzuar forumet e OnePlus online, shefi ekzekutiv i kompanisë Pete Lau e përshkruan orientimin OnePlus drejt industrisë së televizorëve si hapin e parë drejt ndërtimit të një eksperience humane të ndërlidhur.

Televizori i ri inteligjent i kompanisë do të zhvillohet nga një divizion i ri brenda OnePlus i drejtuar nga vetë Pete Lau.

Ende në hapat e parë të zhvillimit, OnePlus beson se fansat e kompanisë kanë diçka për të thënë e dhënë për planet e ardhshme të kompanisë.

Sipas Pete Lau, televizori OnePlus do të shërbejë si qendër konektiviteti për vizionin e shtëpisë inteligjente të së ardhmes. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>