Harduer

OnePlus ka krijuar një telefon që do të ishte i përshtatshëm për filmat e Xhejms Bond

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 10 Janar 2020
0
Për momentin, Concept One është thjeshtë një koncept. Zeng tha se prototipi u desh 18 muaj që të zhvillohej por ka ende hapësirë për përmirësim. OnePlus ka krijuar një telefon që do të ishte i përshtatshëm për filmat e Xhejms Bond

Në një suitë të vogël në zemër të hotelit Wynn, prodhuesi Kinez i smartfonëve OnePlus ftoi disa përfaqësues të medias ku i prezantoi me një pajisje të re.

E gjitha ndodhi një ditë përpara se 200,000 njerëz të përmbytin CES 2020. Pajisja quhej Concept One, një version i modifikuar i OnePlus 7T Pro 5G McLaren i cili shitet për 90 dollarë.

Ndërsa të gjithë analistët e industrisë kanë lavdëruar sistemin e kamerave të këtij telefoni, OnePlus e dërgoi dizajnin e tyre në një nivel krejt tjetër.

Lentet e pasme mbi logon e OnePlus fshihen në Concept One ku nuk jeni duke përdorur kamerën. E çuditshme? Menaxheri i produktit Xi Zeng shpjegoi se këtë teknologji OnePlus e ka marrë nga dritarja e tavanit të McLaren 720S Spider duke e aplikuar në xhamin e lenteve të pasme.

Përmes një impulsi elektrik që kalon nëpër xhamin 0.33mm të kamerës, mbulesa e tyre i bën lentet të padukshme në vetëm 0.7 sekonda. OnePlus e quan e bukura që nuk shihet.

Ndërsa numri i kamerave është shtuar ndjeshëm në laptopë, sensorë dhe telefonë, gjetja e një mënyre për ti fshehur do të ishte inovacioni i ardhshëm i arsyeshëm. I gjithë procesi sesi kamerat e Concept One fshihen të ngjan me filmat e Xhejms Bond. Në të njëjtën kohë ky xham mund të përdoret nga fotografë edhe si një filtër i cili kufizon sasinë e dritë që hyn në lenten e kamerave.

Për momentin, Concept One është thjeshtë një koncept. Zeng tha se prototipi u desh 18 muaj që të zhvillohej por ka ende hapësirë për përmirësim. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telekom Albania shpallet fitues i frekuencave të internetit 4G të shpejtë

Tags >

OnePlus