Harduer

OnePlus konfirmon skanerin e shenjave të gishtërinjve nën ekran për modelin 6T

Sep 30 2018
0 Shpërndarje
Videoja përmban parullën “Unlock The Future” një mesazh subliminal i cili nuk është i pari. OnePlus konfirmon skanerin e shenjave të gishtërinjve nën ekran për modelin 6T

Llogaria në Twitter e OnePlus ka shërbyer si një platformë shpërndarjeje informacioni rreth flagshipëve të ardhshëm të kompanisë dhe më i fundit është një detaj interesant për 6T.

Videoja e publikuar përveçse përmban germën “T” gjithashtu paraqitet në formën e një skaneri të shenjave të gishtërinjve nën ekran.

Tashmë kompania e ka konfirmuar zyrtarisht këtë veçori të OnePlus 6T.

Videoja përmban parullën “Unlock The Future” një mesazh subliminal i cili nuk është i pari.

OnePlus 6T do të prezantohet zyrtarisht më 17 Tetor dhe ndër të tjera është konfirmuar edhe largimin e portës 3.5mm. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>