Harduer

OnePlus lançon një orë super buxhetore

Nga: PCWorld
Publikuar , 04 Tetor 2022
Sot pas 1 viti e gjysmë kompania vendosi të lançojë një orë të dytë inteligjente dhe e para në brendin Nord quajtur OnePlus Nord Watch. OnePlus lançon një orë super buxhetore

OnePlus Watch ishte përpjekja e parë e kompanisë Kineze në industrinë  orëve inteligjente dhe pati një fillim të dobët. U kritikua për eksperiencën e varfër të softuerit dhe pasaktësi në gjurmimin e numrit të hapave.

Sot pas 1 viti e gjysmë kompania vendosi të lançojë një orë të dytë inteligjente dhe e para në brendin Nord quajtur OnePlus Nord Watch.

Ka një ekran 1.78-inç drejtkëndor AMOLED me frekuencë rifreskimi 60Hz dhe ndriçimi prej 500-nits. OnePlus pretendon se ora ka një kasë me certifikimin IP68 të rezistencës ndaj ujit dhe kushteve atmosferike.

Rripat e përdorur janë marrë nga OnePlus Watch. Për gjurmimin e shëndetit, ora ka një akselerometër me 3 akse, një skaner për rrahjet e zemrës dhe një sensor SpO2. Përveç matjes së indikatorëve të zakonshëm si hapat apo kaloritë e djegura, ora grumbullon të dhëna për të treguar nivelet e stresit apo për të gjurmuar ciklet e gjumit.

Gjithashtu mund të gjurmojë 105 ushtrime dhe aktivitete fizike. Madje ka një identifikim automatik të aktivitetit për ecjet dhe vrapimet.

Nord Watch lidhet me telefonin e përdoruesit mbi Bluetooth 5.2 dhe aplikacionin shoqërues N Health përmes të cilit mund të shikoni të gjitha të dhënat shëndetësore.

OnePlus pretendon se ora ka një jetëgjatësi baterie 10 ditë me një karikim të vetëm falë baterisë prej 230mAh në brendësi.

Ora do të kushtojë 68 dollarë dhe funksionon me smartfonët nga Android 6.0 deri tek versionet e fundit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  TikTok ka hequr 113 milionë video në tre muaj

Tags >

OnePlus