Lajmet

OnePlus lançonin versionin e Android 9 Pie për OnePlus 6

Publikuar , 21 Shtator 2018
0
Më pak se 15% e pajisjeve kanë instaluar Android Oreo të lançuar vitin e kaluar ndërsa Nougat i prezantuar në 2016-ën është më popullori. OnePlus lançonin versionin e Android 9 Pie për OnePlus 6

Një muaj pas debutimit zyrtar të Android Pie, OnePlus lançoi versionin e tij të sistemit operativ për OnePlus 6.

OxygenOS 9.0 sjell përmirësime të ndjeshme me një ndërfaqe të përmirësuar, navigim përmes gjesteve dhe bateri adaptive.

Shpejtësia me të cilën OnePlus ka publikuar përditësimin është impresionuese kur prodhuesve të tjerë i njëjti proces u merr muaj të tërë.

Më pak se 15% e pajisjeve kanë instaluar Android Oreo të lançuar vitin e kaluar ndërsa Nougat i prezantuar në 2016-ën është më popullori.

OnePlus ka premtuar të përditësojë OnePlus 5, OnePlus 5T, OnePlus 3 dhe OnePlus 3T në versionin më të fundit Android. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Teknologjia e ekraneve me palosje të Samsung është vjedhur dhe shitur tek Kinezët

Tags >

OnePlus
Lajmet e fundit>