Harduer

OnePlus nuk ndjek rrugën e Samsung dhe Apple

Nga: PCWorld
Publikuar , 09 Mars 2021
Në forumin e OnePlus, CEO i kompanisë Pete Lau konfirmoi se OnePlus 9 vjen me adapter karikimi në kuti ndryshe nga Apple dhe Samsung që kanë vendosur të ofrojnë vetëm një kabëll. OnePlus nuk ndjek rrugën e Samsung dhe Apple

Së bashku me konfirmimin e datës së debutimit, tashmë kemi edhe pamjen e parë të OnePlus 9. Megjithatë kompania nuk u ndal këtu duke zbuluar një tjetër detaj që mund tju interesojë përdoruesve: OnePlus 9 vjen me karikues në kuti ndryshe nga smartfonët si Galaxy S21 dhe iPhone 12.

Në forumin e OnePlus, CEO i kompanisë Pete Lau konfirmoi se OnePlus 9 vjen me adapter karikimi në kuti ndryshe nga Apple dhe Samsung që kanë vendosur të ofrojnë vetëm një kabëll.

Justifikimi i kompanive ishte për të zvogëluar impaktin mjedisor. Megjithatë me OnePlus ndryshojnë gjërat. Kompania është një prej atyre që krenohet me teknologjitë e karikimit të shpejtë dhe OnePlus 9 do të ketë një adapter 45W.

Përfshirja e një karikuesi do të bënte të mundur që këta përdorues të shfrytëzojnë këtë teknologji. OnePlus gjithashtu konfirmoi një partneritet 3-vjeçar me Hasselblad për kamerat e smartfonëve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Si funksionon Fast Charging dhe a dëmton pajisjet tona?

Tags >

OnePlus