Harduer

OnePlus sjell telefonin e ri inteligjent X më 29 Tetor

Publikuar , 14 Tetor 2015
0
OnePlus sjell telefonin e ri inteligjent X më 29 Tetor

gsmarena_001Prodhuesi Kinezë i telefonëve inteligjentë OnePlus, ka postuar në faqen e filialit indian në rrjetin social Facebook një foto të re ngacmuese e cila sugjeron debutimin e OnePlus X më datë 29 Tetor.

Megjithëse fotoja nuk shfaq asnjë detaj në lidhje me telefonin (përveç faktit se do të jetë “Tmerrësisht i Bukur”),  ajo konfirmon se OnePlus X ekziston me të vërtetë. Ky informacion është mjaft i rëndësishëm sidomos pasi zbulimit të modelit OnePlus Mini.

Tashmë është e kuptueshme se të dyja modelet Mini dhe X janë pajisje të ndryshme prodhuar nga kompania OnePlus megjithëse çdo gjë mbetet ende për tu konfirmuar. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Apex Legends përjashton 335 mijë lojtarë që mashtronin

Tags >

OnePlus
Lajmet e fundit>