Lajmet

OnePlus TV quhet televizori që OnePlus do të debutojë së shpejti

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 14 Gusht 2019
0
Së bashku me emrin, OnePlus zbuloi dhe një logo bazike, duke thënë se ka më tepër se sa duket në pamje të parë. OnePlus TV quhet televizori që OnePlus do të debutojë së shpejti

OnePlus nuk ka zbuluar datën apo specifikat e TV që do të lançojë, por ka zbuluar emrin: OnePlus TV.

Kompania njoftoi se ka zgjedhur emrin që kishte më shumë pëlqime në një konkurs në forumet e saj.

“Ne besojmë se nuk ka ndonjë emër tjetër që përfaqëson më mirë vlera, vizionin dhe krenarinë tonë, se sa emri i markës tonë,” u shpreh një përfaqësues.

Së bashku me emrin, OnePlus zbuloi dhe një logo bazike, duke thënë se ka më tepër se sa duket në pamje të parë.

Emri nuk është komplet origjinal, por është në një linjë me markat e thjeshta të kompanisë për celularët e famshëm.

Sa për OnePlus TV, raportohet se kompania do të sjellë një gamë të gjerë modelesh LED që variojnë mes 43 dhe 75 inç, që operojnë me Android TV. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Japoni, gati prova e parë e ashensorit të hapësirës

Tags >

OnePlus
Lajmet e fundit>