Harduer

OnePlus Watch, 20 minuta karikim për 1 javë bateri

Nga: PCWorld
Publikuar , 24 Mars 2021
Përveç ekranit OLED 1.39-inç, OnePlus thotë se mbulesa mbi të është prej xhami safire. Ora ka 1GB RAM dhe 4GB memorie të brendshme, mjaftueshëm për 500 këngë. OnePlus Watch, 20 minuta karikim për 1 javë bateri

Pas u përfol e u spekulua pafund jo vetëm në muajt e fundit por të paktën 2 vite, ora inteligjente e OnePlus tashmë është një realitet.

Quajtur OnePlus Watch ora ka një madhësi prej 46mm dhe ekran rrethor prej 1.39-inç. OnePlus krenohet për jetëgjatësinë e baterisë së saj dhe shpejtësinë e karikimit. Kompania thotë se me një karikim të vetëm ora mbijeton për dy javë.

Këllëfi prej çeliku me dy butonë fizikë në anën e djathtë është i certifikuar IP68 që do të thotë se i reziston ujit dhe pluhurit.

Përveç ekranit OLED 1.39-inç, OnePlus thotë se mbulesa mbi të është prej xhami safire. Ora ka 1GB RAM dhe 4GB memorie të brendshme, mjaftueshëm për 500 këngë.

Specifika të tjera janë altoparlant i integruar, Wi-Fi, Bluetooth 5.0 dhe GPS. Nuk ka konektivitet celular dhe OnePlus nuk ka në plan të ofrojë një variant me 4G.

Për gjurmimin e parametrave shëndetësor OnePlus ka përfshirë një lexues optik të rrahjeve të zemrës dhe një sensor që mat oksigjenin në gjak. Kështu përdoruesit mund të masin nivelet e stresit, nivelin e oksigjenit në gjak, të gjurmojnë gjumin dhe ritmin e zemrës.

OnePlus Watch ka 110 ushtrime fizike. Edhe pse një orë inteligjente, ajo nuk bazohet në platformën WearOS të Google por në RTOS (Real-Time Operating System) aplikuar në orët Fitbit dhe Huawei. OnePlus do të ofrojë mbi 50 dizajne të ndryshme të orës megjithatë mungesa e WearOS do të thotë nuk ka akses në Play Store.

LEXO EDHE:  Një prej smartfonëve të shumëpërfolur të Samsung në 2020-ën do të rikthehet këtë vit

Së shpejti kompania do të prezantojë një aplikacion për Android ku përdorur mund të pranojnë thirrje dhe njoftime nga ora. Gjithashtu po punon për një version për iOS.

Me integrimin e teknologjisë së karikimit të shpejtë OnePlus thotë se 20 minuta karikim mjaftojnë për 1 javë bateri. Shitet nga data 14 Prill në Evropë dhe SHBA me çmim 159 euro dhe 159 dollarë respektivisht. /PCWorld Albanian