Harduer

OnePlus zbulon datën e debutimit të telefonit të shumëpërfolur

Nga: PCWorld
Publikuar , 07 Korrik 2020
0
OnePlus tha se Nord do të jetë telefoni me koston më të përballueshme krahasuar me modelet ekzistuese OnePlus 8 dhe 8 Pro. Telefoni debuton fillimisht në Evropë dhe Indi. OnePlus zbulon datën e debutimit të telefonit të shumëpërfolur

Telefoni i rangut të mesëm paralajmëruar nga OnePlus do të debutojë zyrtarisht në një aktivitet virtual më 21 Korrik bëri të ditur kompania.

OnePlus tha se Nord do të jetë telefoni me koston më të përballueshme krahasuar me modelet ekzistuese OnePlus 8 dhe 8 Pro. Telefoni debuton fillimisht në Evropë dhe Indi.

Edhe pse debutimi është disa ditë larg, tashmë kemi një ide të mirë për formën që do të ketë OnePlus Nord. Përveçse konfirmoi emrin, OnePlus zbuloi edhe se smartfoni do të fuqizohet nga Snapdragon 765 5G dhe kushton më pak se 500 dollarë.

Kur një imazh i një prototipi u shfaq në një video të fundit të OnePlus, vihet re një sistem i dyfishtë kamerash selfie me prerjen “hole-punch.” Ndërsa pjesa e pasme ka një panel vertikal kamere.

Nga informacionet jozyrtare spekulohet se telefoni ka ekran 6.55-inç OLED me frekuencë 90Hz, 6GB RAM, 128GB memorie, bateri 4,300 mAh dhe karikim 30W. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një teknologji e re premton të karikojë telefonët në 15 minuta