Lajmet

OnePlus zgjedh dizajnin revolucionar të kamerës selfie për modelin OnePlus 7

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 04 Mars 2019
0
Në vazhdën e spekulimeve për teknologjinë e karikimit wireless, OnLeaks thotë se nuk do të jetë prezentë ashtu siç Pete Lau kishte thënë në Kongresin Mobil Botëror. OnePlus zgjedh dizajnin revolucionar të kamerës selfie për modelin OnePlus 7

Përpjekjet e OnePlus për të eliminuar kornizat e ekranit mund të çojnë drejt një konkluzioni: heqja e kornizave plotësisht.

Insajderët e njohur të industrisë mobile OneLeaks dhe Pricebaba kanë publikuar foto të telefonit OnePlus me dizajn ekrani prej 6.5-inç i cili eliminon “notch” në favor të një kamere selfie në stilin e Vivo NEX S.

Fotot e publikuara gjithashtu sugjerojnë një kamër të trefishtë ndërsa ata që kanë prirur rikthimin e portës 3.5mm të kufjeve do të zhgënjehen përsëri.

Në vazhdën e spekulimeve për teknologjinë e karikimit wireless, OnLeaks thotë se nuk do të jetë prezentë ashtu siç Pete Lau kishte thënë në Kongresin Mobil Botëror.

OnePlus 7 pritet të vijë me procesorin Snapdragon 855, ndërsa një model 5G duhet të presë deri në gjeneratën e ardhshme.

OnePlus 7 do të debutojë mes muajit Maj dhe Qershor. Kostoja është enigma më e madhe. Çmimet e OnePlus me kalimin e viteve janë rritur gradualisht dhe do të shohim nëse këtë vit do të bëjë të njëjtën gjë apo do të bëjnë “pushim”. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Prezantohet flagshipi buxhetor i OnePlus

Tags >

OnePlus
Lajmet e fundit>