Biznes

OnlyFans ndryshon mendjen për ndalimin e përmbajtjeve seksuale

Nga: PCWorld
Publikuar , 26 Gusht 2021
Ditën e Mërkure dha një tjetër lajm, se ndryshimet e parashikuara më 1 Tetor do të shtyhen. Aktualisht nuk dihet sesa kjo shtyrje do të zgjasë. OnlyFans ndryshon mendjen për ndalimin e përmbajtjeve seksuale

OnlyFans vendosi të shtyjë implementimin e ndryshimeve në politikën e krijimit të përmbajtjes pas reagimeve të ashpra nga përdoruesit.

Platforma e cila ofron shërbimin në këmbim të një abonimi tha javën e kaluar se do të bllokojë materiale me përmbajtje seksuale duke filluar nga Tetori.

Ditën e Mërkure dha një tjetër lajm, se ndryshimet e parashikuara më 1 Tetor do të shtyhen. Aktualisht nuk dihet sesa kjo shtyrje do të zgjasë.

Kompania Londineze kishte thënë se ndryshimet e reja hyjnë në fuqi më 1 Tetor dhe janë në përputhje me kërkesat e partnerëve bankarë dhe sistemeve të pagesave.

“Për të siguruar vijueshmërinë afatgjatë të platformës dhe për të hostuar përmbajtje ekskluzive për komunitetin e krijuesve dhe fansave, ne duhet të evoluojmë,” shkruante OnlyFans.

Sajti i themeluar në 2016-ën shpërtheu në popullaritet gjatë pandemisë së Covid-19 dhe sot numëron 130 milionë përdorues. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  AMD paralajmëron ardhjen e procesorëve të performancës ekstreme për laptopët

Tags >

OnlyFans