Softuer

OnStar zgjeron përkrahjen për automjete tjera të GM

Publikuar , 22 Korrik 2010
0
OnStar zgjeron përkrahjen për automjete tjera të GM

Edhe aplikacionet Android dhe iOS për këto marka do të monitorojnë dhe nganjëherë kontrollojnë shumicën e modeleve të vitit 2011 si Buick, Cadillac, Chevy dhe GMC. Ngasësit do të kenë mundësinë që prej së largu të ndezin makinën, të hapin dyert apo të vënë në funksion sirenën; çasja mund të funksionojë përmes internetit.

Shërbimi gjithashtu ofron diagnoza të bazuara në minutën e fundit që ka startuar automjeti. Pronarët mund të kontrollojnë të dhënat për ekonominë e derivateve dhe leximin e odometrit por gjithashtu edhe mund të lexojnë të dhëna të cilat nuk raportohen gjithmonë së largu, siç është niveli i derivateve, presioni në goma dhe koha e mbetur e dobishme e vajit në motor. Vetë OnStar në formë logjike ofron shkurtesa të shpejta për qasje në këto informata.

Aplikacionet për Android edhe iOS që veçse janë në treg kanë këto veçori, por aftësitë do të kufizohen nga prania e tyre nëpër automjete. Më shumë veçori premtohet se do të ofrohen për konsumatorët e Buick dhe GM, por aplikacionet e tyre pritet të paraqiten gjatë muajve të ardhshëm dhe do të detajohen më vonë.

LEXO EDHE:  Microsoft do të paralajmërojë përdoruesit e Windows 10 që të mos instalojnë Chrome ose Firefox

Lajmet e fundit>