Lajmet

Open Data në Prizren

Publikuar , 01 Prill 2012
0
Open Data në Prizren

Duke filluar nga ora 11, ngjarja pritet të fillojë me fjalimin falënderues dhe mirëpritës nga rektori i Universitetit të Prizrenit, Prof. Dr. Mazllum Baraliu, i cili pritet që të falënderoj ligjëruesit dhe pjesëmarrësit e tjerë si dhe të bëjë nisjen e ngjarjes Open Data.

Pas rektorit, fjalën pritet ta marrë Aranita Brahaj, e cila do të paraqes portalin Open Data Albania dhe nismën për transparencë nëpërmjet teknologjive të reja.

Tema tjetër me radhë pritet të ligjërohet nga tre aktivistë që ishin pjesëmarrës në Hackathon Day në Tiranë gjatë vitit 2011, të cilët edhe janë bashkëpunëtorë të ODA (Open Data Albania), e ata janë Mariola Kapidani, Eni Didi dhe Olta Begu.

Pas këtij ligjërimi pritet që të shtrohen pyetje nga publiku, ndërsa përgjigjet t’i japin ligjëruesit përkatës.

Në fund pritet që të flitet për Hackathon Day në Tiranë, ngjarje kjo e cila paraqet një maratonë e kreativitetit për të dy shtetet shqiptare, ku pritet të flitet për zhvillimin e kësaj ngjarje të mbajtur në dhjetorin e vitit të kaluar dhe të paraqiten informata rreth mbajtjes së kësaj ngjarje gjatë vitit 2012. Për këtë do të flasë anëtari i shoqatës për reklamim të softuerit të lirë dhe të hapur në Kosovë, FLOSSK, Besfort Guri dhe Aranita Brahaj, e cila është përfaqësuese e Instituti i Shkencës në Shqipëri, AIS.

Në këtë ngjarje pjesëmarrës mund të jenë jo vetëm studentët e shkencave kompjuterike, por edhe entuziastë të tjerë të teknologjisë./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  IPO e Uber mund të jetë më e madhja ndër vite

Lajmet e fundit>