Harduer

OpenTablet OpenPeak 7

Publikuar , 16 Shkurt 2010
0
OpenTablet OpenPeak 7

Në të njëjtën kohë kur po mbahet Kongresi Botëror Mobil në Barcelonë, OpenPeak formalisht ka paraqitur pajisjen e saj OpenTablet 7, një pajisje me ekran 7 inç të ndjeshëm në prekje që është dizajnuar për të trajtuar pa problem materialet multi-mediale të përdoruesit, komunikimet përmes internetit dhe mediat sociale, por që gjithashtu mund të operojë si telefon funksional. Në të njëjtën kohë, pajisja arrin që të ketë dimensione 9 me 5 inç dhe vetëm 0.6 inç trashësi.

“OpenTablet është paneli kontrollues ultimativ, duke sjellë shërbimet që qasen më së shpeshti mu nën gishtat tuaj” tha në një deklaratë CEO i OpenPeak, Dan Gittleman,. “Pajisja të-gjitha-në-një ju lejon të sinkronizoni orarin tuaj, të dëgjoni muzikë, të shikoni video, të merrni përditësime rreth motit e madje të monitorin edhe konsumimin e energjisë në shtëpi apo edhe sigurinë në të, pra që të gjitha përmes një pajisjeje të vetme dhe të lehtë për tu shfrytëzuar”.

OpenTablet 7 ka një ekran 7 inç TouchScreen me LED Backlight dhe fuqizohet nga platforma e Intel, Moorestown (Atom është brenda tij ). OpenTablet 7 gjithashtu ka Wi-Fi dhe Bluetooth të integruar, dy kamera (një për imazhe të qeta dhe një për video HD), opsione për lidhje mobile dhe dalje HDMI, duke ofruar mundësi të lehta për të plasuar media në ekrane të mëdha. Gjithashtu pajisja përkrahë lidhje USB 2.0 dhe kartela microSD.

Një konkurrent i denjë për iPad, por çmimet për të ende nuk janë bërë të ditura, megjithëse ekspertët parashikojnë se kjo pajisje do të adoptohet nga operatorët e shërbimeve, dhe se konsumatorët do të shohin produktin në treg në gjysmën e dytë të vitit 2010.

LEXO EDHE:  Hubi i ri i Sony është lexuesi më i shpejtë në botë i kartave SD

Lajmet e fundit>