Softuer

Opera 10.6 në treg, 50% më shumë shpejtësi

Publikuar , 01 Korrik 2010
0
Opera 10.6 në treg, 50% më shumë shpejtësi

Versioni 10.6 ka një motor të përditësuar Java, për të cilin raportohet se është 50 për qind më i shpejtë sesa versioni 10.5. Përveç kësaj ai ka edhe veçori të reja duke përfshirë meny të reja, ikona dhe veçori të reja për kërkim, ueb faqe dhe ndarje që hapen menjëherë, përkrahje për WebM video dhe përkrahje për standardin HTML5, etj.

Për sa i përket video formatit WebM, ai është dizajnuar që të ofrojë kualitet të lartë të kompresimit të videove në një format të hapur për përdorim me HTML 5 video dhe momentalisht sponsorohet nga Google.

Versioni më i fundit 10.6 është i gatshëm për shkarkim për Linux, Mac OS X dhe Windows nga www.opera.com/browser/.

LEXO EDHE:  Firefox 64 përmirëson përdorimin e tabeve dhe shtojcave

Lajmet e fundit>