Biznes

Opera blenë Fastmail.fm

Publikuar , 02 Maj 2010
0
Opera blenë Fastmail.fm

Opera ka thënë se blerja do t’i mundësojë që të sjellë mesazhet përgjatë një mori pajisjesh, duke përfshirë PC, smartphone dhe konzola për argëtim. Opera veçse ka një klient për e-mail të vendosur në ueb shfletuesin e saj, megjithëse kompania ka thënë se Fastmail “do të jetë në gjendje të ofrojë një eksperiencë më të mirë, përgjatë të gjitha platformave”.

Fastmail ofron edhe webmail edhe opsionin për shkarkimin e masazheve në klient e-mail duke përdorur IMAP/POP3. Kompania ofron një bashkësi të planeve për abnomi, prej webmail pa pagesë me një inbox të limituar në 10 MB, e deri tek një shërbim 40 dollarësh në vit që përfshin një mori opsionesh të avancuara, si qasja FTP në skedarë.

“FastMail.fm do të vazhdojë të funksionojë dhe të rritet si një shërbim i besueshëm për email, të cilin e keni njohur për më shumë se 10 vite” u tha në një blog të FastMail. “Ne do të kombinojmë forcat me ekipin teknik të Opera-së, ekspertizën dhe produktet për të zhvilluar produkte të reja dhe inovative”.

Të gjitha llogaritë ekzistuese Fastmail do të transferohen në Opera, megjithëse email adresat ekzistuese dhe të gjitha veçoritë që i përmbajnë do të ruhen.

LEXO EDHE:  Sanksionet kundër Huawei japin goditjet e para ndaj gjigandëve Amerikan të teknologjisë

Lajmet e fundit>