Lajmet

Opera integron Facebook Messenger, WhatsApp dhe Telegram në shfletuesin desktop

Publikuar , 10 Maj 2017
0
Për më tepër mund të shpërndani imazhe duke i tërhequr ato mbi ikonën e Messenger apo WhatsApp. Opera integron Facebook Messenger, WhatsApp dhe Telegram në shfletuesin desktop Photo Source: Opera

Përditësimi më i fundit i shfletuesit Opera i dedikohet platformave të komunikimit duke integruar shërbime mjaft popullore brenda shfletuesit.

Tashmë përmes Opera mund të qaseni në Facebook Messenger, WhatsApp dhe Telegram direkt nga shfletuesi. Mund të kaloni nga njëri shërbim tek tjetri kurdoherë që dëshironi.

Për më tepër mund të shpërndani imazhe duke i tërhequr ato mbi ikonën e Messenger apo WhatsApp.

Prandaj të vend që të hapni një dritare të re të shfletuesit për të komunikuar, tashmë mund të shkëmbeni biseda me miqtë, kolegët apo familjen nga paneli në të majtë të shfletuesit.

Opera është rritur vitin e fundit në aspektin e shërbimeve që ofron. Shfletuesit tashmë ka një bllokues reklamash, një shrëbim falas VPN e shumë të tjera. Shfletuesi u ble nga një kompani teknologjike Kineze në 2016-ën. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple favorizon aplikacionet e saj në rezultatet e kërkimit të App Store: Raport

Lajmet e fundit>