Lajmet

Opera lançoi shfletuesin Touch për iPhone

Oct 2 2018
0 Shpërndarje
Aplikacioni sjell teknologjinë Opera Flow për kalimin e përmbajtjeve nga telefoni në kompjuter si dhe një bllokues reklamash që kompania e reklamon aq shumë. Opera lançoi shfletuesin Touch për iPhone

Opera shquhet për zhvillimin e shfletuesve alternativë me dizajn të bukur krahas atyre të Google dhe Apple.

Këtë javë kompania solli shfletuesin Opera Touch për iOS duke u dhënë përdoruesve të iPhone një alternativë krahas Safari.

Aplikacioni u lançua në Prill për telefonët Android dhe sjell ndryshime të mëdha sidomos për ata përdorues telefonësh pa një buton “Home.”

Touch për iOS, të cilin mund ta shkarkoni në këtë lidhje, është në interes të përdoruesve të iPhone X, iPhone XS dhe XS Max në veçanti për shkak se mundëson përdorimin me një dorë.

Aplikacioni sjell teknologjinë Opera Flow për kalimin e përmbajtjeve nga telefoni në kompjuter si dhe një bllokues reklamash që kompania e reklamon aq shumë.

Gjithashtu Opera Touch ofron mbrojtje ndaj kriptominerave.

Me fjalë të tjera është një shfletues që nuk duhet ta humbisni. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>