Lajmet

Opera lançon një shfletues “lojërash”

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 11 Qershor 2019
0
Por sipas konceptit të Opera për një shfletues lojërash, ai është një shfletues si përshtatur për adhuruesit e lojërave dhe jo një shfletues i cili bën punën e rëndë të të luajturit. Opera lançon një shfletues “lojërash”

Mbase pyetja e parë që do të bëni është: “Çfarë është një shfletues lojërash?” Menjëherë të vjen në mendje projekti Google Stadia, një platformë për transmetimin e video lojërave.

Por sipas konceptit të Opera për një shfletues lojërash, ai është një shfletues si përshtatur për adhuruesit e lojërave dhe jo një shfletues i cili bën punën e rëndë të të luajturit.

Me pak fjalë sistemi është më tepër i interesuar në minimizimin e përdorimit të resurseve të kompjuterit ndërsa lojtarët po luajnë.

Funksioni qendror i shfletuesit është Paneli i Kontrollit GX me të cilin përdoruesit mund të mësojnë sesa procesor dhe RAM po përdoret nga shfletuesi.

Ideja është që lojtarët të transmetojnë lojën e tyre në Twitch po ka ngadalësuar kompjuterin. Sipas kompanisë lojtarët zakonisht përpara se të luajnë një lojë, fikin shfletuesin që të mos ngadalësohet eksperienca e tyre me lojërat.

Një tjetër detaj interesant i Opera GX është integrimi i Twitch duke i lejuar përdoruesit të kyçen në shërbim direkt nga menuja anësore. Gjithashtu marrin njoftime kur transmetuesit që ndjekin janë live.

Ndër të tjera Opera GX ka edhe animacione dhe audio inspiruar nga konsolat e lojërave. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  VPN falas dhe pa limit sjell shfletuesi Opera në Android

Tags >

Opera
Lajmet e fundit>