Lajmet

Opera lançon një shfletues për kriptomonedhat

Nga: PCWorld
Publikuar , 20 Janar 2022
Mozilla gjithashtu tha se do të pranonte donacione në kriptomonedha por u detyruar të tërhiqej pas kritikave nga përdoruesit. Opera lançon një shfletues për kriptomonedhat

Opera ka lançuar ditën e djeshme shfletuesin e saj Web3 të kriptomonedhave në fazën beta me funksionalitete të avancuara si portofoli i kriptomonedhave, akses i thjeshtë tek bursat e kriptomonedhave dhe NFT-ve, mbështetje për aplikacionet e decentralizuara e shumë të tjera.

Sipas kompanisë qëllimi është të thjeshtohet eksperienca Web3 e përdoruesit. Shfletues të tjerë janë përpjekje të përfshihen në industrinë e kriptomonedhave ndërsa deri më sot Brave ishte lideri.

Mozilla gjithashtu tha se do të pranonte donacione në kriptomonedha por u detyruar të tërhiqej pas kritikave nga përdoruesit.

Kompani të tjera si Ubisoft po hyjnë në botën e kriptomonedhave dhe NFT por janë kritikuar gjithashtu. Nga ana tjetër Opera po ju jep përdoruesve mundësinë të zgjedhin mes disa versioneve të shfletuesve si një shfletues standard, një gaming e tashmë një crypto. Shfletuesi është i disponueshëm në Android, Windows dhe Mac. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shitjet e NFT, nga 100 milionë në 2020-ën në 22 miliardë në 2021