Lajmet

Opera lançon shfletuesin e bazuar në Ethereum

Sep 24 2018
0 Shpërndarje
Kompania e quan shfletuesi Opera Labs për ta dalluar nga shfletuesi kryesor. Opera lançon shfletuesin e bazuar në Ethereum Photo Source: Opera

E kishte premtuar në muajin Gusht dhe Opera më në fund prezantoi versionin desktop të shfletuesit me një portofol kriptomonedhash të integruar.

Aktualisht shfletuesi është i disponueshëm vetëm për një numër të kufizuar përdoruesish beta.

Përtej funksioneve që mund të prisni nga një shfletues, ai ndihmon përdorues të menaxhojnë monedhat Ethereum si dhe të shfletojnë në aplikacionet e decentralizuara në rrjet.

Kompania e quan shfletuesi Opera Labs për ta dalluar nga shfletuesi kryesor.

Ndërsa përdoruesit e zakonshëm duhet të presin për debutimin zyrtar, ata që kanë akses mund të sinkronizojnë portofolin e tyre në desktop me shfletuesin Opera në Android.

Kështu sa herë që një transaksione realizohet, përdoruesi i kërkohet nga pajisja mobile të vendos gishtin mbi skaner për ta aprovuar.

Opera thotë se çelësat privatë të portofolit janë të ruajtur në harduerin e telefonit mobil dhe nuk transmetohen asnjëherë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>