Softuer

Opera lanson shfletuesin e ri

Publikuar , 01 Shtator 2009
0
Opera lanson shfletuesin e ri

Opera lufton për vendin e tretë, në listën e shfletuesve më të popullarizuar të internetit. Lufta e ashpër bëhet me shfletuesin nga Google – Chrome dhe Safari nga Apple, por është shumë prapa nga Microsoft dhe Mozilla.

Opera pohon se shfletuesi i ri është shumë më i shpejtë në faqet “resource-intensive” siq janë Gmail ose Facebook.

Poashtu Opera njofton se versioni i ri përdorë një veçori Turbo për lidhjet e ngadalta të internetit, e cila e bënë këtë shfletues deri në tetë herë më të shpejtë se shfletuesit e tjerë rival, kur është fjala për lidhje të ngadalta të shpejtësisë.

“Ne kemi punuar shumë në teknologjinë Opera Turbo dhe poashtu kemi bërë përmirësime madhore në stabilitetin e përgjithshëm të produktit. Ky është versioni më stabil i Opera-së” tha kompania.
Microsoft’s Internet Explorer përdoret në rreth 60 % të trafikut të gjithëmbarshëm të internetit botror, kurse Firefox e Mozilla-s ka rreth 30%, ndërsa Opera, Google Chrome dhe Safari me nga 3% secila, analizë kjo e bazuar në kompaninë për statistika të Web-it – StatCounter.

Shfletuesi i Opera-së më shumë është i njohur në vendet si Rusia e Ukraina, ndërsa shfletuesi i saj mobil është shumë i njohur tek paisjet e dorës.

Shkarkoni Opera 10.

LEXO EDHE:  Facebook duhet të fshijë komente nëse policia ja kërkon

Lajmet e fundit>