Lajmet

Opera mbyll dhe tërheq aplikacionin Opera Max nga Play Store

Publikuar , 14 Gusht 2017
0
Kur Opera Max debutoi, shërbente si një shërbim falas i cili kompresonte të dhënat përpara se të mbërrinin në pajisjen tuaj. Opera mbyll dhe tërheq aplikacionin Opera Max nga Play Store

Dy vite pasi publikoi aplikacioni i cili duhej të ulte konsumin e të dhënave, Opera tha se shërbimi Opera Max VPN do të japë lamtumirën.

Kur Opera Max debutoi, shërbente si një shërbim falas i cili kompresonte të dhënat përpara se të mbërrinin në pajisjen tuaj.

Kështu ulej konsumi i të dhënave kur hapni një uebsajt apo shikonit video. Sipas Opera, Opera Max ishte një fokus tjetër për kompaninë.

Prandaj Opera Max do të hiqet nga funksioni dhe nuk do të ketë përditësime të aplikacioneve. Megjithatë në këto momente ende mund të gjeni Opera Max në Play Store dhe ta instaloni madje.

Pavarësisht se Opera Max ka 10-50 milion shkarkime përgjatë viteve, kjo nuk ka mjaftuar për të bindur kompaninë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Opera 60 vjen me një portofol kriptomonedhash në desktop

Lajmet e fundit>