Softuer

Opera Mini arrin në 50 milion përdorues aktiv

Publikuar , 12 Shkurt 2010
0
Opera Mini arrin në 50 milion përdorues aktiv

Shifrat më të fundit që janë shpalosur tregojnë për një rritje masive prej 150 përqind në vitin 2009.

Megjithëse është dashur të kalojnë 28 muaj prej janarit të vitit 2006 e deri në prill të viti 2008 për të arritur në 10 milion përdorues, ky shfletues vetëm gjatë tre muajve të fundit prej nëntorit të vitit të kaluar, ka arritur të rrëmbejë 10 milion pëdoures të rinj.

Shefi ekzekutiv i Opera-së, Lars Boilesen tha se caku origjinal i kësaj kompanie me Opera Mini ishte dërgimi i uebit kudo për secilin, pavarësisht rrjetit të tyre apo pajisjes mobile që kanë. “Pesëdhjetë milion përdorues aktiv është një fillim i shkëlqyer” u shpreh ai.

Kompania Norvegjeze është duke shpresuar që Apple do të lejojë një versione të Mini për iPhone, në dyqanin App Store të kompanisë Apple. Versioni për iPhone pritet të paraqitet në Kongresin Botëror Mobil (World Mobile Congress – WMC).

LEXO EDHE:  WhatsApp eksperimenton me mesazhet që vetëshkatërrohen

Lajmet e fundit>