Lajmet

Opera prezantoi një shfletues të ri në Android, Opera Touch

Apr 26 2018
0 Shpërndarje
Opera Touch sjell disa prej ideve eksperimentale të shfletuesit Operan Neon në desktop dhe i vendos ato në një shfletues për Android dhe së shpejti në iOS. Opera prezantoi një shfletues të ri në Android, Opera Touch

Opera ditën e sotme prezantoi një shfletues të ri, Opera Touch, i cili tregon se ende ka hapësirë për një konkurrent të ri në botën e shfletuesve.

Opera Touch sjell disa prej ideve eksperimentale të shfletuesit Operan Neon në desktop dhe i vendos ato në një shfletues për Android dhe së shpejti në iOS.

Ajo që bie në sy me Opera Touch është vendosja e përdoruesit në qendër të ndërveprimeve. Kjo vihet re që nga funksionet me bazike si aksesi në “Bookmarks” në fund të faqes dhe tabeve të shfletimit.

Safari përdor të njëjtën metodë por kjo është diçka e pazakontë në Android.

Opera shprehet se funksionet kryesor të shfletuesit janë lehtësisht të arritshëm nga gishtat e përdoruesve.

Sipas saj shfletimi në ueb nuk ka qenë asnjëherë më i thjeshtë. Shfletuesit gjithashtu vjen me bllokuesin e reklamave të Opera.

Me rëndësi është edhe ndarja e informacionit mes Opera Desktop dhe Touch e cila nuk realizohet më me fjalëkalime dhe llogari por me kode QR. /PCWorld Albanian

Tags >

Opera
Lajmet e fundit>