Lajmet

Opera tani mbështetet në WebKit

Publikuar , 22 Janar 2013
0
Opera tani mbështetet në WebKit

OperaNë një përpjekje për të qëndruar në hap me kohën në hapësirën mobile, siç duket Opera është e hapur për të gjitha idetë e çmendura dhe njëra nga to sapo është lëshuar.

Siç është mësuar nga Pocket-lint, shfletuesi norvegjez ka larguar makinën e vet për render (të quajtur Presto) që fuqizon një varg të gjerë të produkteve (Opera Mobile, Opera Desktop, Opera Mini, Opera Wii Browser dhe TV Web Browseri i tyre), në favor të WebKit, që është bërë një standard në mesin e zhvilluesve.

Tani përpara se dikush të shqetësohet, nuk është duke u bërë largimi i ndonjë pjese të produktit të tyre të tanishëm (të paktën ende jo) dhe në vend të kësaj, një shfletues uebi i bazuar në WebKit do të lëshohet si një produkt i ndarë i quajtur “Opera Ice”.

Dhe çfarë është Ice? Sipas shefit ekzekutiv të Opera-s, është një rinisje e shfletuesit tuaj mesatar, ai nuk ka butona, s’ka menu dhe e tëra që shihni është përmbajtja. Tingëllon familjare apo jo?

Kjo është për shkak se është mjaft i ngjashëm me vizionin e vetë Microsoft në aplikacionet e stilit të Internet Explorer dhe Windows 8: përqendrohu te përmbajtja.

Çdo gjë bazohet në gjeste dhe kjo është e tëra rreth së cilës është Opera. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Shfletuesi super anonim zbarkon në Android

Lajmet e fundit>