Softuer

Opera me një shfletues më të shpejtë për iPhone

Publikuar , 11 Shkurt 2010
0
Opera me një shfletues më të shpejtë për iPhone

Opera tha se shfletuesi do tu ofrojë konsumatorëve deri në gjashtë herë shpejtësi më të mëdha shkarkimi sesa vet shfletuesi i Apple, dhe do të shkurtojë trafikun e të dhënave për 90 përqind. Trafiku masiv i të dhënave nga pajisjet mobile iPhone, kanë shkaktuar probleme për operatorë të shumtë mobil .

Disa analistë kanë thënë se Apple mund të përpiqet në ndalimin e rivalëve të saj që të kenë qasje në iPhone,  pasi që shfletimi i lehtë ka qenë një veçori kyçe prapa suksesit të iPhone.

“Ky është një veprim provokues nga Opera e cila do të rezultojë me një stërvitje të ndërlikuar dhe të profilit të lartë PR për Apple, nëse kjo e fundit vendos që të mos lejojë Opera Mini të kalojë përmes App Store” Tha analisti Geoff Blaber nga CCS Insight.
Opera ka deklaruar se nuk ka ndonjë arsye pse shfletuesi i saj, shfletuesi më i përdorur në botë për celularë, do të refuzohej.

“Ne nuk e kemi paraqitur ende në Apple App Store. Megjithatë, ne shpresojmë se Apple nuk do t’ua ndalojë përdoruesve mundësinë për të zgjedhur në përjetimin e shfletimit” tha Jon von Tetzchner, bashk-themelues i Opera.

LEXO EDHE:  Tashmë mund të krijoni aktivitete në aplikacionin Google Maps

Lajmet e fundit>