Lajmet

Operacioni ndërkombëtar kundër tregut të zi çon në arrestimin e 150 individëve

Nga: PCWorld
Publikuar , 27 Tetor 2021
Operacioni DarkHunTOR gjithashtu konfiskoi miliona euro në kesh dhe bitcoin së bashku me drogëra dhe armatime tha agjencia Evropiane e policisë Operacioni ndërkombëtar kundër tregut të zi çon në arrestimin e 150 individëve

Autoritetet nga disa vende të botës arrestuan 150 të dyshuar për shitblerje të sendeve ilegale në një operacion botëror që konsiderohet më i madhi ndaj darkueb sipas Europol.

Operacioni DarkHunTOR gjithashtu konfiskoi miliona euro në kesh dhe bitcoin së bashku me drogëra dhe armatime tha agjencia Evropiane e policisë.

Operacioni erdhi pasi policia Gjermane në fillim të vitit rrëzoi tregun e zi më të madh në botë dhe që operohej nga një Australian. Në tregun e zi shiteshin drogëra, karta krediti të vjedhura dhe maluerë.

Operacioni DarkHunTOR u realizua nga autoritetet e Australisë, Bullgarisë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Holandës, Zvicrës, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara.

Vetëm në SHBA u arrestuan 65 individë, 47 në Gjermani, 24 në Britani dhe 4 në Itali e 4 në Holandë.

Policia konfiskoi 26.7 milionë euro në kesh dhe kriptomonedha, 45 armë dhe 234 kg drogë. Policia Italiane mbylle tregjet DeepSea dhe Berlusconi të cilët shisnin mbi 100 mijë sende të jashtëigjshme. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Windows 11 debuton më 5 Tetor