Një grup agjencish ligjzbatuese kanë rrëzuar DoubleVPN, një rrjet virtual privat i cili është përdorur nga bandat kibernetike për të fshehur gjurmë dhe përhapur ransomware.
Shërbimi VPN u mbyll ditën e Marte si pjesë e një operacioni ku u përfshinë SHBA, Kanadaja dhe disa vende Evropiane të cilët së bashku konfiskuan serverët që i përkisnin DoubleVPN.
Aksioni i koordinuar vjen pas premtimit të administratës Biden për të luftuar krimin kibernetik dhe përhapjen e ransomware.
Sulmet me ransomware kanë qenë shkatërruese për shumë kompani, biznese e madje edhe agjenci shtetërore. Me DoubleVPN për 25 dollarë përdoruesit mund të maskojnë vendndodhjen e tyre dhe të enkriptojnë trafikun e internetit.
Prej kohësh ky shërbim VPN ka shërbyer si parajsë e sigurtë për hakerët prej të cilit nisnin edhe sulmet kibernetike.
Operacioni ka disa muaj që është koodinuar ndërsa sipas Europol të paktën që prej Tetorit të 2020-ës. /PCWorld Albanian