Lajmet

Operacioni në 10 vende të botës konfiskon miliona dollarë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 12 Shtator 2019
0
Afro 3.7 milionë dollarë janë konfiskuar gjatë bastisjeve të FBI-së. Pritet që të konfiskohen edhe 118 milionë dollarë të tjera. Operacioni në 10 vende të botës konfiskon miliona dollarë

Policia në 10 vende të botës ka arrestuar 281 njerëz të dyshuar për transferimin e shumave të mëdha të parave të fituara me skema mashtrimit.

FBI koordinoi bastisjet gjatë disa muajve kundër një grup njerëzish të cilët dyshohet se kanë vjedhur miliona paundë nga kompani dhe individë.

Mashtrimi realizohej duke manipuluar viktimat drejt dërgimit të parave në llogari bankare të kontrolluara nga mashtruesit.

Afro 3.7 milionë dollarë janë konfiskuar gjatë bastisjeve të FBI-së. Pritet që të konfiskohen edhe 118 milionë dollarë të tjera.

Fushata globale quajtur Operation Rewired përfshiu disa vende të botës si SHBA, Britania, Nigeria, Turqia, Gana, Franca, Italia, Japonia, Kenia dhe Malajzia në katër muajt e fundit.

Vetëm 167 janë arrestuar në Nigeri. Mashtrimi u ka shkaktuar humbje deri në 26 miliardë dollarë që prej 2016-ës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  A është ky fundi i kohështrirjes së Facebook?

Lajmet e fundit>