Biznes

Operatorët celularë Italianë paguan 6.5 miliardë euro për frekuencat 5G

Oct 3 2018
0 Shpërndarje
Ish kompania shtetërore e telekomunikacionit bleu frekuenca edhe në bandat e ulëta dhe të larta duke shpenzuar në total 2.5 miliardë euro për 5G-në. Operatorët celularë Italianë paguan 6.5 miliardë euro për frekuencat 5G

Tenderi 5G i hapur në Itali u mbyll ditën e Marte duke ngritur 6.5 miliardë euro.

Beteja e papritur për frekuencat e 5G-së zgjati për plot 14 ditë ku katër lojtarët kryesor në treg kërkonin të dominonin gjeneratën e re të teknologjisë mobile.

Telecom Italia pagoi 1.7 miliardë euro për një bllok 80Mhz në bandën 3.7Ghz.

Ish kompania shtetërore e telekomunikacionit bleu frekuenca edhe në bandat e ulëta dhe të larta duke shpenzuar në total 2.5 miliardë euro për 5G-në.

Shefi ekzekutiv i TI Amos Genish tha se frekuenca u blenë në mënyrë që të sigurohet lidershipi i kompanisë në tregun vendas.

Vodafone pagoi 2.4 miliard euro.

Operatori i ri që ka hyrë në tregun italian dhe përgjegjës për luftën e re të çmimeve Illiad nuk ka dhënë detaje dhe frekuencave të blera.

Sakaq Wind Tre në pronësi të CK Hutchison pagoi 517 milion euro për një bllok 20Mhz në bandën 3.7Ghz. /PCWorld Albanian

Tags >

5GItali
Lajmet e fundit>