Blog

Operatorët celularë publikojnë hartat e mbulimit me rrjet 2G, 3G dhe 4G

Dec 22 2018
0 Shpërndarje
Operatorët celularë publikojnë hartat e mbulimit me rrjet 2G, 3G dhe 4G

Operatorët mobile në Shqipëri Telekom Albania, Vodafone Albania dhe ALBtelecom me kërkesë të AKEP-it, bazuar në nenin 8 shkronjën o) të Ligjit nr. 9918, datë 19. 05. 2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, kanë raportuar hartën e mbulueshmërisë me sinjal 2G, 3G dhe 4G në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Ky informacion sipas të dhënave të operatorëve mobile në Shqipëri, është mbledhur nga Drejtoria e Monitorimit, Kontrollit dhe Inspektimeve (DMKI), nga specialistët e Cilësisë së Shërbimit (QoS), në formatin JPG i pasqyruar me ngjyra sipas legjendës së më poshtme me qëllim për të patur të njëjtin konfigurim nga të tre këta operatorë.

Legjenda e Nivelit të sinjalit 2G, 3G dhe 4G të mbulimit të territorit të Shqipërisë:

Mbulimi ALBtelecom

ALBtelecom 2G

ALBtelecom 3G

ALBtelecom 4G

Mbulimi Telekom Albania

Telekom Albania 2G

Telekom Albania 3G

Telekom Albania 4G

Mbulimi Vodafone Albania

Vodafone 2G

Vodafone 3G

Vodafone 4G

LEXO EDHE:  Bullgarët e Vivacom në negociata me OTE për blerjen e Telekom Albania

Lajmet e fundit>