Analiza

Operatorët celulare rikuperojnë pasojat e pandemisë së Covid-19

Nga: PCWorld
Publikuar , 31 Dhjetor 2020
23 milionë gigabajt u shpenzuan gjatë kësaj periudhe përmes rrjeteve celulare dhe çdo përdorues mesatarisht ka konsumuar 3.97GB internet në muaj. Operatorët celulare rikuperojnë pasojat e pandemisë së Covid-19

Numri i pajtimtarëve të shërbimeve celulare sipas kartave SIM në tremujorin e tretë ishte 3,434 milionë, një rritje me 8.6% krahasuar me tremujorin e kaluar por një rënie prej 2.1% me të njëjtën periudhë një vit më parë.

23 milionë gigabajt u shpenzuan gjatë kësaj periudhe përmes rrjeteve celulare dhe çdo përdorues mesatarisht ka konsumuar 3.97GB internet në muaj.

Mesatarisht përdoruesit kanë shpenzuar gjithashtu 187 minuta dalëse dhe 23 SMS.

Vodafone Albania është operatori celular më i madh në vend me 1,722 milionë pajtimtarë sipas kartave SIM dhe 1,211 milionë pajtimtarë aktivë. One Telecommunication, kompania që u ribrandua pas blerjes së Telekom Albania nga Albania Telecom Invest AD, kishte 1,184 milionë pajtimtarë sipas kartave SIM dhe 928 mijë pajtimtarë aktivë.

ALBtelecom, operatori që dominon internetin dhe shërbimet fikse, kishte 527 mijë pajtimtarë sipas kartave SIM dhe 411 mijë aktivë. Në dy vitet e fundit është vënë re një trend i rritjes së pajtimtarëve të shërbimeve me kontratë në kurriz të atyre me parapagesë.

Vodafone Albania është operatori me numrin më të ulët të pajtimtarëve me parapagesë prej 73.6%, ndjekur nga ALBtelecom me 77.9% dhe One Telecommunications me 84.2%. Vodafone Albania oforn shërbimet me kontratë përmes planeve tarifore NEXT, ALBtelecom përmes Super Smart dhe One me planet One Unlimited. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Vlera e të gjithë Bitcoin në qarkullim është mbi 1 trilionë dollarë