Lajmet

Operatorët e mëdhenj në SHBA vendosin të braktisin SMS-të

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 25 Tetor 2019
0
Shërbimi i ri do të ofrohet në Android në 2020. Detajet sesi operatorët do ta sjellin këtë teknologji janë të pakta ndërsa vetëm Android përmendet duke munguar Google dhe Samsung. Operatorët e mëdhenj në SHBA vendosin të braktisin SMS-të

Për vite me radhë keni dëgjuar për potencialin e RCS, një protokoll i cili zëvendëson SMS me funksione të avancuara që sot i disponojmë në aplikacionet si iMessage dhe WhatsApp.

Për fat jo të mirë shumë pak është treguar prej kësaj teknologjie dhe vetëm Google dhe Samsung ka filluar të lëvizin.

Por sot në SHBA katër operatorët celularë kryesorë, AT&T, Sprint, T-Mobile dhe Verizon njoftuan bashkëpunimin e ri “Iniciativën e Shkëmbimit të Përbashkët të Mesazheve.” Ky bashkëpunim do të ofrojë një eksperiencë të unifikuar RCS mes kompanive në SHBA dhe globalisht.

Shërbimi i ri do të ofrohet në Android në 2020. Detajet sesi operatorët do ta sjellin këtë teknologji janë të pakta ndërsa vetëm Android përmendet duke munguar Google dhe Samsung.

Për iOS gjithashtu kompanitë nuk folën fare. Mundësi të mëdha teknologjia ofron për bizneset. Operatorët mendojnë se RCS do të jetë “backbone” i çdo suporti teknik dhe shitjesh tek konsumatori nga bizneset. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  iFixit: Galaxy Fold është shumë delikat

Lajmet e fundit>