Lajmet

Operatorët në SHBA implementojnë teknologji anti-thirrjeve robotike

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Shkurt 2019
0
Kreu i Komisionit tha se u kishte bërë presion kompanive të implementonin prokotollin kundër thirrjeve të robotove “SHAKEN” dhe “STIR”. Operatorët në SHBA implementojnë teknologji anti-thirrjeve robotike

Komisioni Federal Amerikan i Komunikimit tha se do të ndërhynte nëse operatorët celularë dhe fiks nuk adoptojnë teknologjinë e re anti thirrjeve robotike.

Kreu i Komisionit tha se u kishte bërë presion kompanive të implementonin prokotollin kundër thirrjeve të robotove “SHAKEN” dhe “STIR” të cilët verifikojnë ID-në e thirrjeve.

Shumica e kompanive kanë premtuar të ndërhyjnë por paralajmërimi i Ajit Pai tregon të kundërtën.

“Përgëzoj ato kompani që kanë implementuar SHAKEN/STIR,” tha Pai. “Ky objektiv duhet të përmbushet nga çdo kompani e madhe dhe pres që kompanitë e ngelura pas të marrin masat e duhura për ta përmbyllur procesin këtë vit. Përndryshe FCC do të detyrohet të ndërhyjë.”

SHAKEN dhe STIR parandalojnë telefonatat nga ID të rreme. Kompanitë ofrojnë mjete për bllokimin e këtyre telefonatave por SHAKEN dhe STIR pritet ta përmirësojnë ndjeshëm eksperiencën.

Çfarë është SHAKEN dhe STIR?

STIR dhe SHAKEN përdorin certifikata dixhitale bazuar në teknika kriptografike për tu garantuar se një thirrje telefonike është e sigurtë.

Çdo operator merr certifikatat dixhitale nga një autoritet i caktuar i cili besohet nga disa operatorë. Teknologjia e certifikatave bën që pala e telefonuar të verifikojë nëse numri që po telefonon nuk është i rremë.

SHAKEN dhe STIR funksionojnë ashtu siç duhet kur implementohen nga të gjithë operatorët.

Në Nëntor Pai kishte kritikuar 7 kompani dhe kërkuar informacion nga 14 të tjerë në SHBA.

Pesë nga 7 kompanitë e kritikuara kishte premtuar implementimin e protokolleve brenda 2019-ës. Dy kompani të mëdha që ende nuk kanë përdorur teknologjinë janë Sprint dhe TDS Telecom.

Aktualisht teknologjia po përdoret vetëm për thirrjet brenda Shteteve të Bashkuara. Komisioni gjithashtu propozoi rregullat e reja të cilat duhet të bllokojnë numrat e rremë edhe në SMS dhe thirrjet ndërkombëtare.

LEXO EDHE:  Një problem sigurie rrezikon rrjetet 4G dhe 5G

Raporti i publikuar së fundit nga Komisioni zbuloi se gjysma e thirrjeve telefonike në SHBA në 2019-ën do të jenë spam.

Por jo të gjitha thirrjet robotike janë spam. Biznese si farmacitë, bankat apo kompanitë e energjisë elektrike i përdorin për të ofruar informacione për konsumatorët.

Në 2018-ën mëse 47.8 miliardë thirrje robotike ishte bërë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>