Harduer

Operatori Amerikan pretendon të nxjerrë treg smartfonë 5G në Verë

Publikuar , 07 Janar 2019
0
5G-ja në teori duhet të ofrojë internet me shpejtësi 50 deri në 100 herë më shumë sesa 4G. Operatori Amerikan pretendon të nxjerrë treg smartfonë 5G në Verë

Operatori i katërt më i madh në SHBA pas Verizon, AT&T dhe T-Mobile, thotë se është gati të lançojë telefonin e parë 5G që nga vera e këtij viti.

Lajmi i bujshëm i Sprint thotë se telefoni do të jetë Samsung. Deklarata të ngjashme kanë lëshuar edhe rivalët si Verizon por pa dhënë detaje.

5G-ja në teori duhet të ofrojë internet me shpejtësi 50 deri në 100 herë më shumë sesa 4G.

Ndërsa gjigandi Amerikan i iPhone ka vendosur të presë sipas raportimeve deri në 2020.

Një strategji të ngjashme ka ndjekur edhe me 4G-në kur priti deri në maturimin e teknologjisë.

Vonesa e Apple mund ta bëjë më të lehtë për Samsung të fitojë konsumatorë në SHBA. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telefoni i shumëpritur me palosje i Samsung pranë debutimit

Lajmet e fundit>