Blog

Operatori i madh celular në SHBA pranon pagesat e faturave në Bitcoin

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 25 Maj 2019
0
Edhe pse AT&T thotë se është operatori i parë celular në SHBA që pranon pagesa në kriptomonedha, është ende larg të qënurit biznesi i parë. Operatori i madh celular në SHBA pranon pagesat e faturave në Bitcoin

Abonentët e një prej operatorëve celular më të mëdhenj në SHBA AT&T mund të paguajnë faturat e tyre në kriptomonedha falë një bashkëpunimi të kompanisë me BitPay.

Pagesat përdoruesit mund ti kryejnë përmes uebsajtit të AT&T por edhe aplikacionit myAT&T. Kompania nuk specifikoi çfarë kriptomonedhash do të pranohen por uebsajti i BitPay sugjeron se mund të jenë Bitcoin, Bitcoin Cash, Gemini USD, Paxos dhe US Dollar Coin.

Edhe pse AT&T thotë se është operatori i parë celular në SHBA që pranon pagesa në kriptomonedha, është ende larg të qënurit biznesi i parë.

Në fillim të muajit Maj disa distributorë Amerikanë si Whole Foods, Nordstrom dhe GameStop filluan të pranonin pagesa në kriptomonedha.

Ky lajm është shumë i rëndësishëm për kriptomonedhat të cilat kanë filluar të rikuperohen në vlerë këtë pranverë. Adoptimi nga kompani të mëdha jo vetëm që do të ndikojë në vlerën e tyre por edhe adoptimin në masë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  KEK-u implementon shërbimet e fundit teknologjike të VALA-s

Lajmet e fundit>